Bashkëshortja e uron kështu Rexhep Selimin për ditëlindje (Foto)

15 mars 2021 | 16:40

Shqipe Mehmeti-Selimi, bashkëshortja e ish-shefit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, e ka uruar atë për ditëlindje.

Me një tortë me logo të UÇK-së, Mehmeti-Selimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar: “Ditëlindja e UÇK-së lidhet me ditëlindjen tënde Rexhë!”

Rexhep Selimi ka pranuar urim edhe nga deputeti i rizgjedhur i AAK-së, Daut Haradinaj.

Bashkëshortja e Rexhep Selimit ka kandiduar për deputete nga radhët e LV-së në zgjedhjet e 14 shkurtit. Pas certifikimit të rezultateve është konfirmuar se ish-pjesëtarja e UÇK-së do të jetë deputete e Kuvendit të Kosovës.

Kujtojmë se sot Rexhep Selimi ka mbushur 50 vjet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
16.03.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…