Bashkëshortja e Veliajt mbërrin nga Roma në Shqipëri, ndalohet sapo zbret në Rinas

11 shkurt 2025 | 08:35

Ka mbërritur në mbrëmje në aeroportin e Rinasit, bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa, aty ku është pritur nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët e kanë marrë për ta shoqëruar në banesë, ku do të zbatojë masën e arrestit në shtëpi të dhënë nga Gjykata e Posaçme GJKKO.

Pas marrjes së njoftimit për masën e sigurisë të lëshuar nga Gjykata e Posaçme, bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj vendosi të kthehej në Shqipëri mbrëmjen e kësaj të hëne përmes një fluturimi nga Roma.

Kujtojmë se këtë të hënë, më 10 shkurt 2025, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar, është arrestuar kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, me akuzat për dy vepra penale: “Korrupsionin pasiv” dhe “Pastrimin e parave”, ndërsa nën masën “Arrest në shtëpi” është vendosur bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa. Sipas SPAK, ajo akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik përmes njoftimit ka bërë të ditur se sot do…