Bashkëshortja me dy djemtë e bëjnë pejanin për spital, përfundojnë në qeli
Në familjet e Kosovës rrahjet nuk kanë të ndalur. Përditë në polici raportohen numër i madh rastesh, ku konfliktet mes bashkëshortëve shpesh përfundojnë edhe me dhunë fizike e psikike. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Pejë.
Këtë herë, një burrë kërkoi ndihmën e policisë, pasi denoncoi bashkëshorten dhe djemtë e tyre për dhunë në familje.
Burimet brenda prokurorisë kanë bërë me dije se, bazuar në dëshminë e viktimës, pas një mosmarrëveshje, gruaja e ka sulmuar fizikisht burrin e në ndihmë i kanë dalë djemtë.
Nëna me djemtë e bënë për spital burrin/babanë dhe për pasojë përfunduan në pranga të policisë.
Si rezultat i denoncimit, të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku nuk janë deklaruar fare, duke u mbrojtur në heshtje.
Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit të shtetit, të tre janë dërguar në mbajtje për 48 orë.