Bashkësia Islame: Demaçi ishte i pathyeshëm në rrugën për pavarësi
26 korrik 2018
| 22:39
Ngushëllimeve të shumta për vdekjen e Adem Demaçit i është bashkangjitur edhe Bashkësia Islame e Kosovës.
Nëpërmjet një telegram ngushëllimi, kryetari i BIK-ut, Naim Tërnava, ka thënë se Kosova mbeti pa kryeveprimtarin e paepur të çështjes kombëtare.
“Ai qe frymëzim e inspirim për breza të tërë për të realizuar të drejtat tona si popull, për të jetuar me dinjitet e të barabartë me popujt e lirë”, thuhet në telegram.
Tërnava e cilësoi Demaçin si njeri të pathyeshëm edhe pse u përball me regjime moniste totalitare. Ai tha se populli i Kosovës do ta kujtojë atë përherë, duke shprehur lutje për të.