Bashkësia Islame e Kosovës dënon sulmin terrorist në Francë
Bashkësia Islame e Kosovës e ka dënuar sulmin e së enjtes në Nicë të Francës, duke e cilësuar si akt të neveritshëm terrorist.
Në reagimin për medie, BIK-u ka vlerësuar se marrja e jetës së njeriut si dhe atakimi i objekteve fetare, janë veprim që bien ndesh me parimet e feve dhe mësimet e pejgambereve.
“Sulmi i djeshëm në Nice të Francës është akt i neveritshëm, terrorist, që ka për qëllim frikësimin dhe atakimin e vlerave humane e njerëzore. Bashkëndjejmë dhimbjen me familjarët e viktimave dhe popullin francez. Marrja e jetës së njeriut si dhe atakimi i objekteve fetare, janë veprim që bien ndesh me parimet e feve dhe mësimet e pejgambereve. Fetë nuk kanë për qëllim përplasjet, dhunë e tmerret por kanë për qëllim udhëzimin dhe fisnikërimin e popujve dhe shoqërive tona”, është thënë në reagimin e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.