Bashkësia Islame e Kosovës tregon se sa kushton një kurban

27 korrik 2020 | 12:17

Besimtarët myslimanë anekënd botës të premten festojnë festën e Kurban Bajramit. Kjo festë ka simbolikën e vet, atë të therjes së kubranit.

Në prag të kësaj feste edhe Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka bërë të gjitha përgatitjet sa i përket therjes se kurbanit.

BIK-u ka njoftuar se edhe sivjet ka organizuar prerjen e kurbanëve të cilët do të përdorën për nevojat e
Medresesë “Alauddin” në Prishtinë, me paralelët në Prizren dhe Gjilan. Në këtë kontekst, BIK-u ka bërë me dije se një kurban do të kushtojë 120 euro, ku një pjesë e mishit të tij do t’u shpërndahet edhe nevojtarëve, raporton “Epoka e re”.

“Bashkësia Islame e Kosovës dhe Medreseja e Mesme ‘Alauddin’ në Prishtinë njoftojnë të gjithë besimtarët se edhe këtë vit organizojnë dhe udhëheqin prerjen e kurbanëve për nevojat e Medresesë ‘Alauddin’ në Prishtinë, me paralelët në Prizren dhe Gjilan. Një sasi e konsideruar e mishit të kurbanit do t’u ndahet edhe qytetarëve me gjendje të rëndë ekonomike, jetimëve dhe personave me aftësi të kufizuara”, ka njoftuar BIK-u.

https://www.facebook.com/birk2015/photos/a.938856319484405/3145266932176655/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni legjendar i kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, sot (27…