Bashkësia Islame organizon pritje deri në orën 12.00

20 korrik 2021 | 08:24

Bashkësia Islame e Kosovës, si për çdo festë fetare islame, edhe për këtë të Kurban Bajramit do të organizojë pritje për urime. Pritja tradicionale do të nisë nga ora 09:00 dhe do të zgjasë deri në 12:00.

Në krye të pritjes do të jetë myftiu Naim Tërnava.

Për urime në BIK rëndomë shkojnë përfaqësues fetarë të besimeve të tjera në vend dhe përfaqësues shtetërorë dhe partiakë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar…