Bashkësitë fetare dalin kundër martesave të së njëjtës gjini: Po cenohet vullneti i Zotit

23 shkurt 2022 | 17:30

Bashkësitë fetare në Kosovë kanë dalë me një deklaratë të përbashkët kundër martesës mes gjinisë së njëjtë, e drejtë e cila pritet të përfshihet në Kodin e ri Civil.

“Bashkësia Islame e Kosovës, Dioqeza Prizren-Prishtinë (Kisha Katolike), Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës dhe Bashkësia Hebraike e Kosovës shprehin shqetësimin lidhur me Projektligjin për ndryshimin e Kodit Civil, pjesa e familjes, ku po rezultohet që të dobësohet përkufizimi dhe funksionimi i martesës në Kosovë”,  është thënë në deklaratën e përbashkët të bashkësive fetare.

Bashkësitë fetare të Kosovës kanë thënë se mbesin të bashkuara për “mbrojtjen e së drejtës së jetës së fetusit prej ngjizjes e tradicionale derisa ai lind, të drejtën e natyrshme gjinore si paracaktim për secilin qytetar”.

“Ta prekesh ripërkufizimin e martesës dhe të pjesëmarrësve në të, pra të burrit e të gruas e lindur femër, mendojmë se po cenohet vullneti i Zotit si dhe zbulesa e Tij e shenjtë. Bashkësitë fetare të Kosovës mbesin të bashkuara dhe me një zë të vetëm para ligjvënësve të Kuvendit të Kosovës, para qeverisë dhe institucioneve të tjera, që të heqin dorë prej çdo ndryshimi, prej çdo ripërkufizimi, prej çdo riinterpretimi të neneve për statusin e bashkëshortëve në vendin tonë”, është thënë në këtë deklaratë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenali është vënë në gjurmët e sulmuesit të Atleticos së…