Bashkëthemeluesi i ‘WhatsApp;-it ka një mesazh: Fshijeni ‘Facebook’-un
Bashkëthemeluesi i platformës për komunikim online, “WhatsApp”, Brian Acton, ka një mesazh për të gjithë përdoruesit e “Facebook”-ut.
Ai ka kërkuar nga ata të heqin dorë nga komunikimi në “Facebook” dhe ta shlyejnë fare atë.
Në një cicërim në llogarinë e vet në “Twitter”, Acton i është bashkuara zërave të shumtë që po kërkojnë shlyerjen e “Facebook”-ut.
Këshilla e tij për të ndaluar së përdoruri shërbimet e kësaj platforme është tejet e rëndësishme kur dihet se tashmë “Facebook” është pronar edhe i “WhatsApp”-it.
Lëvizja “Delete Facebook” është duke u rritur pasi doli në shesh skandali i të dhënave të 50 milionë njerëzve të cilat u përdorën nga firma “Cambridge Analytica” pa dijeninë e tyre.
“Facebook” është nën thumbin e kritikave të publikut dhe politikanëve në ShBA e Britani të Madhe rreth politikave të tyre të sigurisë së të dhënave të klientëve.
“Facebook” ka humbur edhe vlerë në treg , vetëm javën e fundit rreth 50 miliardë dollarë.