Bashkëveprimtarët e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës bëjnë homazhe dhe vizitojnë familjen Malaj

11 janar 2023 | 22:10

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica me bashkëveprimtarë kanë bërë homazhe pranë varrezava të dëshmorëve të kombit, dhe shtatoreve të veprimtarëve të shquar të lëvizjes kombëtare, heronjëve të kombit, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, në 39-vjetorin e rënies së tyre.

Pas homazheve, Reçica me bashkëveprimtar kanë vizituar edhe familjen e Rexhep Malës, ku janë pritur ngrohtësisht.

Kështu ka bërë të ditur Reçica përmes llogarisë së vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Reçicës:

Homazhe pranë Varrezave të Dëshmorëve të Kombit në Gjilan dhe shtatoreve të veprimtarëve të shquar të lëvizjes kombëtare, heronjëve të kombit, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha!

Me këtë rast vizituam familjen e nderuar dhe të respektuar të Rexhep Malajt.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Sali Bislimi Gjykata Speciale devijon objektivin për të cilën…