Bashkëveprimtarët nderojnë Adem Demaçin
17 shkurt 2021
| 12:50
Me rastin e 13-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ish të burgosurit politikë, Bajrush Xhemaili, Halil Selimi, Isak Shabani, Sadik Zeqiri e Behram Behluli kanë bërë sot homazhe te varri i bashkëveprimtarit Adem Demaçi në Velani në Prishtinë.
Ish deputeti dhe ish i burgosuri politik, Bajrush Xhemaili ka thënë se erdhën për të nderuar kontributin e Adem Demaçit për angazhimin e tij në bërjen e shtetit të Kosovës.
“Erdhëm të përkulemi ty Baci Adem për kontributin tuaj si babë i Pavarësisë së Kosovës”, ka deklaruar Xhemaili.
Ndërkaq edhe ish të burgosurit e tjerë politikë vlerësuan lartë veprimtarinë e pandalshme të Adem Demaçit si personalitet me vizion e integritet, me dinjitet e ndershmëri politike e kombëtare.