Bashkia e Bajram Currit bën homazhe te varri i veteranit të UÇK-së Sylejmon Pepshi (foto)
Me rastin e njëvjetorit të vdekjes së ish-luftëtarit të UÇK-së, Sylejmon Pepshi nga Juniku, sot është bërë homazhe te varri i tij, nga shumë qytetarë e dashamirë të tij.
Në shenjë respekti ndaj veprës së tij dhe kontributit dhënë për Kosovën, sot nga Bashkia e Bajram Currit kanë ardhur shumë qytetarë, ndër ta: Ali Syla, Shpend Bisheva, Ramë Gjoni, Hasan Buçpapaj, Ali Sallahi dhe Ilir Çelaj.
Ata janë pritur në familjen e Sylejmon Pepshit nga nënkryetari i Komunës së Junikut, Faik Tofaj, komandanti i Policisë së Junikut, Rasim Syla dhe nga të afërm të tij.
Sylejmon Pepshin Bashkia e Bajram Currit në vitin 2015 e ka shpallur “Qytetar Nderi”.
Sylejmon Pepshi ka vdekur në moshën 78-vjeçare më 19 tetor të vitit 2020.
Në emër të delegacionit nga Bajram Curri ka folur Ali Syla, i cili tha fjalë të mëdha për veprën e Sylejmon Pepshit gjatë luftës së Kosovës.