Bashkia e Hasit shpall Rexhep Selimin “Qytetar Nderi”
Këshill bashkiak i Krumës-Hasit, me 28 prill 2023, ka shpallur “Qytetar Nderi”, ish eprorin e lartë të TMK-së, njërin ndër themeluesit e UÇK-së, Gjeneral Rexhep Selimin.
Kështu ka bërë të ditur bashkëshortja e Selimi, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Selimi përmes llogarisë së vet në “Facebook”, përcjell “Epoka e re”.
Deputetja Shqipe Selimi ka falënderuar Këshillin Bashkiak si dhe kryetarin e Bashkisë, Liman Morinën për nderin që i kanë bërë bashkëshortit të saj, Rexhës i cili po mbahet padrejtësisht nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
“Në emrin tim dhe të familjes Selimi dua t’i falënderoi antarët e Këshillit Bashkiak si dhe Kryetarin e Bashkisë z.Liman Morina për respektin dhe nderin që iu bë Rexhës.
Rexhep Selimi e ka për nder që të jetë bashkëqytetar nderi me banorët e Krumës dhe Hasit të cilët dhan kontribut të çmuar në Luftën e Kosovës për Liri, duke dhënë qindar luftëtar dhe ne mesin e tyre dhjetra dëshmor për lirinë e Kosovës.”, ka shkruar Shqipe Selimi në falënderimi e saj.
Njoftimi i plotë i Shqipe Selimit:
Në njëren nga seacat e fundit, Këshilli Bashkiak i Krumës-Hasit, nderoi Rexhep Selimin me mirënjohje “PËR KONTRIBUTIN E PAZËVENDESUESHËM PËR ÇLIRIMIN E TROJEVE SHQIPTARE, SI NJË NDËR THEMELUESIT E USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS, I NJOHUR DHE SI KOMANDANT I AKADEMISË SË MBROJTJES NË TRUPAT MBROJTËSE TË KOSOVËS” duke e shpallur Qytetar Nderi të kësaj Bashkie.
Për këtë gjë në emrin tim dhe të familjes Selimi dua t’i falënderoi antarët e Këshillit Bashkiak si dhe Kryetarin e Bashkisë z.Liman Morina për respektin dhe nderin që iu bë Rexhës.
Rexhep Selimi e ka për nder që të jetë bashkëqytetar nderi me banorët e Krumës dhe Hasit të cilët dhan kontribut të çmuar në Luftën e Kosovës për Liri, duke dhënë qindar luftëtar dhe ne mesin e tyre dhjetra dëshmor për lirinë e Kosovës.
Faleminderit Krumë. /S.Z