Bashkia e Parisit hap dyert për të pastrehët
14 tetor 2018
| 22:54
Bashkia e Parisit do të hapë dyert e saj për të pastrehët këtë dimër në kuadër të një plani për përdorimin e ndërtesave publike si streha emergjente.
Lajmi është konfirmuar nga kryebashkiakja socialiste e kryeqytetit francez, Anne Hidalgo, e cila edhe ka theksuar se deri më tani rreth tre mijë vendqëndrime janë siguruar në të gjithë Parisin.
“Disa minibashki të qytetit, të majta apo të djathta, kanë pranuar të hapin dyert gjatë natës”, ka thënë ajo.
Edhe ndërtesa ku vetë ajo punon, një ndërtesë e shekullit të 19 në qendër të Parisit, do të hapë një strehë për femrat që do të presë të paktën 50 vetë ose 100 në netët me temperatura si jo zakonisht të ulëta.