Bashkim Bajoku përfundon garat në Lojërat Evropiane

26 qershor 2023 | 15:31

Boksieri i Kosovës, Bashkim Bajoku ka garuar sot në 1/16 e finales së garave të boksit në Lojërat Evropiane “Krakow 2023”.

Boksieri Bajoku ishte i pafat, pasi përballë kishte francezin, Bilall Benama, nënkampion botë dhe kampion i Evropës, kategoria -51 kg, ndaj të cilit dha maksimumin, por që përvoja e francezit e bëri të veten. Bajoku përfundon në vendin e nëntë të kategorisë së tij në Lojërat Evropiane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e paraparë për…