Bashkim dhe Shpëtim Bajoku përfaqësojnë Kosovën në finale të kampionatit Ballkanik të boksit
Federata e Boksit të Kosovës ka njoftuar se sot në finale të kampionatit Ballkanik të boksit, që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë, do të përfaqësohet nga Bashkim Bajoku në kategorinë e 52 kilogramëve, dhe me Shpëtim Bajokun në kategorinë e 64 kilogramëve, përcjell KosovaPress.
Në përballjet e ditës së djeshme, Shpëtim Bajoku mposhti boksierin slloven Veber Nik Nikolov me rezultat unanim nga gjyqtarët, dhe kështu u kualifikua për në finalen e këtij kampionati në Zagreb.
Në anën tjetër, Besart Pireva në kategorinë e 81 kilogramëve u mposht nga përfaqësuesi serb Mironchikov Vladimir me vendim unanim nga gjyqtarët, në një luftë që ishte thuajse e barabartë, dhe kështu siguroi medaljen e bronztë, së bashku me përfaqësuesin tjetër Patriot Behramin.