“Bashkim Kursani e Lutfi Ajazi kanë qenë udbash të pashpirt, mizor deri në fund”

19 gusht 2024 | 21:07

Ish i burgosuri politik, Bajrush Xhemaili në një rrëfim në “Debat Plus” ka treguar se kishte qëndruar i fshehur për 1 vit e dy muaj deri sa i kishin rënë në gjurmë.

“Kam nejt 14 muiaj illegal, i fshehtë për faktin se më 13 tetor 810 më kanë thirr në Ferizaj, më mur në pytje një prej tyre, më tha unë me të mirë pot ë lus, ishte Adem Imeri prej Shtimes, dhe thotë që ti je deri në fyt në këto punë e është mirë me ardh nesër me na kallzu nesër në ora 9, u konsultova me vllaun Mustafën dhe e pamë që një shok I joni I Organizatës, Abdurahman Limani ishte në ushtri e kishin arrestu, e pashë që na kanë ran ë gjurmë edhe dola illegal, natën e parë e kam mbajt në Poroj, kam vazhdu kështu 14 muaj deri sa më ranë në gjurmë,” tha Xhemajli.

Ai tregon se e kishin arrestuar në Prishtinë, dy persona të cilët me emra nuk i mban mend por thotë se njëri ishte shqiptar e tjetri serb.

UDB-ashët që e kishin përcjellur për 1 vit, thotë se janë Bashkim Kursani dhe Lutfi Ajazi.

“Më arrestuan në Prishtinë, hinën shpejt dy vetë me automat, një shqiptar e një serb, thanë që ti mos lëviz se pëson, emrat e këtyre nuk i mbaj mend, e kishim një fotokopjues krejt materialet që i kishim përgatit me e botu organin Liria e panë që unë jam aj që kërkonin, i thirrën këta dy udbashët që mkan përcjellë 1 vjet, Bashkim Kursani dhe Lutfi Ajazi. Këta dy kanë qenë kryesor se zakonisht kanë qenë dy që të përcillnin deri në fund Bashkim Kursani dhe Lutfi Ajazi.”

Teksa thotë se Adem Imeri UDB-ash nga Shtimja i kishte thënë që e kishte lëshuar me vetëdije, “Adem Imeri ka qenë zëvendësshef i UDB-ës për Prishtinë.”

E torturën më të madhe thotë se ia bënin Bashkim Kursani dhe Lutfi Ajazi të cilët i quan të pashpirtë.

“Adem Imeri më ka torturu, por me krahasu me Bashkim Kursanin dhe Lutfi Ajazin unë po them ata kanë qenë të pashpirt, sidomos Bashkim Kursani, se ka dikush edhe kur të rrah djersitet, ai më hypke në shpinë e mi mbajke këmbët e i thojke Lutës a u lodhe n’kofshe lodh hajde ndrrohemi, mizor deri në fund,” tha Xhemajli.

E pasi që nuk duronte më pas gjithë torturave, Xhemaili kishte provuar në një mënyrë edhe t’i “kërcënonte”, udbashët.

“Më quan në Mitrovicë, tri ditë isha keq, mu duk që spo muj më, provova me i kërcënu, jut hash qëllim kam lirinë, por nëse mundem jashtë me ju zënë diku pa iu vra nuk e lë, thanë pale a del gjallë që me na vra, Bashkimi e Luta tha pse, se i thash po më rrihni pa asgjë.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pa heshtje zgjedhore 48 orëshe, e me procedura të lehtësuara…