
Bashkimi, afër gjysmëfinales
16 prill 2019
| 23:23
KB Bashkimi ka fituar ndeshjen e parë të play-offit ndaj Trepçës në basketboll.
Në “Sezai Surroi” klubi prizrenas shënoi fitore me rezultat prej 86-73.
Ndeshja e dytë do të luhet të premten në Mitrovicë, dhe në rast të një fitore atje KB Bashkimi do të siguronte plasmanin në gjysmëfinale.
Fituesi i kësaj sfide do të përballet në gjysmëfinale me KB Prishtinën.