Bashkimi, afër titullit
Bashkimi e ka fituar edhe ndeshjen e dytë finale të play-offit ndaj Penzës.
Ndeshja e luajtur në fundjavë në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren ka përfunduar me rezultat 76:40.
Ndeshjen e parë prizrenaset e patën fituar me rezultat zyrtar 20:0, pasi loja ishte ndërprerë pas sulmit të ndihmëstrajneres së Penzës, Shqiponja Bytyqit ndaj gjyqtarit Blendi Fejza.
Në këtë mënyrë, Bashkimit i duhet vetëm edhe një fitore për të fituar titullin e kampionit.
Khadija Brown me 23 dhe Anastasia Williams me 21 pikë ishin më të merituarat për fitoren e skuadrës prizrenase, tek e cila pikë dyshifrore patën edhe Aulona Muhadri dhe Gresa Gashi, të cilat ndeshjen e përfunduan me nga 10 pikë. Në anën tjetër te Penza, Filloreta Krasniqi ishte më efikasja me 26 pikë të shënuara.