Bashkimi bindës ndaj Trepçës

03 tetor 2023 | 22:44

Bashkimi ka shënuar fitore të thellë ndaj Trepçës, për tu kualifikuar në finale të Superkupës së Femrave. Prizrenaset fituan 90:53 (30:12, 25:5, 24:17, 11:19).

Në fakt, ndeshja nuk kishte shumë histori, me skuadrën prizrenase që dominoi nga fillimi deri në fund.

Vashat prizrenase e nisën ndeshjen shumë mirë, duke fituar çerekun e parë 30:12, ndërsa edhe më bindëse ishin në periudhën e dytë, që e fituan 25:5 për të shkuar në pushim me rezultat 55:17.

Vendaset ruajtën epërsinë dhe për asnjë moment nuk iu rrezikua fitorja, ku triumfuan 90:53.

Te Bashkimi u dalluan Sarah Mgbeike me 20 pikë e 12 kërcime, Aulona Muhadri me 15 pikë e 14 kërcime dhe Jeta Zeka me 12 pikë, nëntë kërcime e gjashtë asistime, kurse te skuadra mitrovicase nga 53 pikë sa shënuan në total, Marshay Moore i realizoi 37.

Finalja Prishtina-Bashkimi zhvillohet të mërkurën (nesër) nga ora 17:00 në Prizren dhe transmetohet në Art Motion&Kujtesa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina është kualifikuar në finale të Superkupës së Femrave. Vashat…