Bashkimi dhe Prishtina duan finalen, Penza dhe Trepça për barazim
Në fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e dyta gjysmëfinale të “play-off”-it në Superligën e femrave. Takimi i parë zhvillohet sot (e shtunë) ndërmjet Bashkimit dhe Penzës.
Prizrenaset fituan takimin e parë në Pejë me shifrat 61:76 dhe në rast të fitores do të kualifikohen në finale, ndërsa kampionet e Kosovës duan ta mbrojnë titullin dhe duhet patjetër të fitojnë në mënyrë që finalisti të përcaktohet në përballjen e tretë mes këtyre dy skuadrave.
Vashat prizrenase, pasi fituan Kupën, e duan edhe një trofe, ndërkohë që ato pejane duan finalen dhe të fitojnë titullin. Përballja e dytë gjysmëfinale zhvillohet të dielën në mes të Trepçës dhe Prishtinës.
Skuadra prishtinase fitoi takimin e parë në kryeqytet me rezultat 76:64 dhe është favorite për të depërtuar në finale, pasi në elitën e basketbollit në garat e rregullta kishte 20 fitore në po aq ndeshje, duke mos pësuar asnjë humbje, ndërkohë që mitrovicaset shpresojnë në fitore për t’u vendosur finalisti në takimin e tretë.
Gjysmëfinalet e dyta
Të shtunën takohen:
20:00 Bashkimi – Penza
Të dielën takohen:
13:00 Trepça – Prishtina