Bashkimi dhe Prishtina janë finalistë të Kupës së Kosovës për femra
Prishtina ka kaluar në finale, pasi ka mposhtur Penzën me rezultat 78:67 (14:13, 26:16, 17:21, 21:17). Përballja e zhvilluar në kryeqytet ishte interesante, ku periudha e dytë ishte vendimtare, pasi prishtinaset e fituan me dhjetë pikë dallim, 26:16 dhe epërsinë e ruajtën deri në fund, për tu kualifikuar në finale.
Tek vajzat bardhë e kaltër më e mira ishte Kaela Hilaire me 16 pikë, tetë kërcime dhe nëntë asistime.
Bashkimi ka triumfuar ndaj Trepçës në gjysmëfinale me rezultat 79:47 (17:10, 21:17, 16:6, 25:14). Prizrenaset ishin më të mira gjatë gjithë ndeshjes dhe me meritë arritën finalen e dëshiruar.
Më e mira te Bashkimi ishte Khadija Haywood, e cila kontribuoi me 23 pikë, gjashtë kërcime dhe tetë asistime.
Finalja e Kupës së Kosovës te femrat zhvillohet të dielën nga ora 14:00 në Rahovec.