Bashkimi dhe Rahoveci me fitore e përfundojnë stinorin e rregullt
Kampioni aktual, Bashkimi ka shënuar fitore të ngushtë ndaj Trepçës (77-81) në xhiron e fundit të Superligës së Kosovës në basketboll.
Jordan Capps me 24 dhe Drilon Hajrizi me 20 pikë ishin më të merituarit për fitoren e Bashkimit. Te Trepça më të dalluarit ishin Samir Zekiqi me 23 dhe Besnik Azemi me 22 pikë. Në anën tjetër, skuadra e Rahovecit ka arritur fitore kundër Lipjanit me rezultat 63-93. Më i merituari për fitoren e Rahovecit ishte Arian Qallaku me 26 pikë, 5 kërcime dhe 8 asistime. Te Lipjani më i dalluari ishte Musab Mala me 22 pikë dhe 4 asistime.
Sipas Propozicioneve të Garave për edicionin 2018/19 pas përfundimit të edicionit të rregullt, 6 ekipet e para do të plasohen në “play-off”.
Në raundin e parë ekipet që do të ndeshen janë 3-6 dhe 4-5 deri në dy fitore, kurse ekipet e renditura në pozitat 1 dhe 2 në raundin e parë do të pauzojnë dhe në gjysmëfinale do të takohen me ekipet nga renditja 3/4/5/6.
Ndeshjet e “play-off”-it do të zhvillohen të dielën, të martën dhe të premten në vazhdimësi pa ndërprerje nëse nuk vjen deri te zhvillimi i ndeshjes së fundit Konform Propozicioneve të Garave.