Bashkimi fiton Kupën për Superligën U18

18 mars 2025 | 12:00

Bashkimi është fitues i Kupës së Kosovës për Superligën U18 te meshkujt. Final 4 i kësaj gare u zhvillua pikërisht në Prizren.

Në gjysmëfinalen e parë u përballën Bashkimi me Borën, ku prizrenasit fituan pas vazhdimeve 93:89, derisa në gjysmëfinalen e dytë u ndeshen Kerasani dhe Trepça IPKO, ku prishtinasit fituan 85:55. Finalja u zhvillua mes Bashkimit dhe Kerasanit, ku prizrenasit triumfuan 85:80.

Medaljet, çmimin e MVP-së dhe Kupën i dorëzoi anëtari i Bordit të FBK-së, Rrahman Përteshi. Çmimi MVP i takoi basketbollistit të Bashkimit, Besim Bytyqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Radhë të gjata janë krijuar afër palestrës “Ilaz Kodra” në…