Bashkimi i faktorit politik, i domosdoshëm
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rexhep Hoti, ka thënë se skena politike në Kosovë tash e një kohë të gjatë është një përzierje e motit të paparashikuar.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka folur për zgjedhjet në PDK, për koalicionin qeverisës dhe për Programin Nacional për Rininë, ku mban postin e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport.
Hoti ka theksuar se PDK-së i duhet një zgjim i madh.
Ndërsa sa i përket taksës ndaj Serbisë, ai ka thënë se taksa nuk duhet të hiqet.
Hoti ka pohuar se unifikimi i faktorit politik në përpjesëtim me fuqinë elektorale është i domosdoshëm.
Duke folur për Programin Nacional për Rininë, ai ka theksuar se ky program ka mbështetjen e fuqishme të të gjitha subjekteve politike, të pozitës, opozitës dhe të të gjitha komuniteteve.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)