Bashkimi ia shkakton humbjen e parë Flamurtarit
Bashkimi ia ka shkaktuar humbjen e parë Flamurtarit në këtë edicion të Ligës Unike për femrat. Vashat prizrenase kanë triumfuar 83:66 (27:20, 14:14, 19:16, 23:16). Prizrenaset kanë tri fitore e tri humbje, kurse vlonjatet pesë fitore e një humbje.
Prizrenaset e nisën ndeshjen më mirë me epërsi të dyfishtë, 12:6, por më pas u zhvillua ndeshje e barabartë deri në fund të çerekut të parë kur vendaset shkëputen për të fituar këtë pjesë 27:20. Në periudhën e dytë, kampionet e Shqipërisë u rikthyen shumë shpejt për të kaluar në epërsi 27:28, ku sërish u zhvillua lojë e niveluar deri në fund, ku vashat prizrenase u treguan më të vëmendshme për të shkuar në pushim mes pjesëve me shifrat 41:34.
Bashkimi vazhdoi me lojë të mirë dhe ngriti epërsinë deri në 13 pikë, 47:34, dhe e ruajti epërsinë, ku rezultati pas 30 minutash ishte 60:50. Në dhjetë minutat e fundit, Bashkimi ruajti epërsinë dhe triumfoi në fund 83:66.
Te Bashkimi u dalluan Arbnore Përquku me 16 pikë, gjashtë kërcime e 14 asistime, Dasiva Evans me 17 pikë e pesë kërcime dhe Khadija Brown me 24 pikë, pesë kërcime e pesë asistime.