Bashkimi, kampion i Kosovës në basketboll për herë të parë
23 maj 2018
| 22:57
Bashkimi është shpallur kampion i Kosovës në basketboll për herë të parë në histori të klubit.
Skuadra prizrenase arriti të fitojë për herë të tretë në serinë finale të “Play-Offit” ndaj Prishtinës, në ndeshjen e zjarrtë të zhvilluar të mërkurën në “Sezai Surroi”.
Për të fituar titullin me rezultat të përgjithshëm 3 me 1, Bashkimi mposhti prishtinasit me rezultat 77:62 në përballjen e katërt. Ndeshja ishte e barabartë deri në periudhën e fundit, kur Bashkimi mori dominimin e plotë për të ikur në rezultat.