
Bashkimi kërkon fitoren e parë në Ligën Ballkanike
06 nëntor 2018
| 13:25
Bashkimi do ta kërkojë sonte fitoren e parë sezonale në Ligën Ballkanike.
Ekipi Portokalli do të luajë në shtëpi me ekipin BC Akademik Bultex 99 në palestrën e sporteve “Sezai Surroi” në Prizren.
“Arpaxhikët” vijnë nga dy humbje, nga Beroe në shtëpi dhe nga Teuta në Durrës dhe janë të vendosur për ta shijuar fitoren e parë në shtëpi përkundër problemeve dhe largimit të kryetarit Fadil Sahiti. Kjo ndeshje do të fillojë në orën 19:30.