Bashkimi nesër e fillon misionin për rikthimin në Ligën e Parë
Në kuadër të xhiros së parë të garave në Ligë e Dytë të Kosovës në futboll të dielën KF Bashkimin e zhvillon sfidën e parë në rrugëtimin që sërish të rikthehet në Ligën e Parë.
Bashkimi e pret skuadrën e Rahovecit që ka një ekip me tradite në futbollin e Kosovës. Bashkimi e ka marrë seriozisht rikthimin në Ligën e Parë duke bërë përforcime të dëshmuara. Fillimisht ky klub ka rikthyer ish-trajnerin profesor Emin Bajrami, i cili ka arritur që afër vetës t’i mbledh shumë lojtar cilësor. Ai në bashkëpunim me drejtorin Isa Hoda kanë arritur që të kenë në ekip treshen fantastike Zogiani, Zubaku dhe Zyberaj të cilët ishin shtyllat kryesore të KF Dardana gjatë rrugëtimit të saj për inkuadrim në Ligën e parë. Pa harruar edhe lojtarët cilësor si Besart Morina, Kujtim Maloku, Meti Pajaziti, Florent Osamani, Leotrim Kqiku si dhe supertalenti Agon Ajeti.
Punës dhe angazhimit gjatë një muaj e gjysme përgatitje intensive, sipas kapitenit Ilir Zubaku erdhi koha që të dielën të fillojnë ndeshjet dhe me fitore pritet të gëzohen tifozeria “UNIKAT”.
Kjo ndeshje do të jetë e veçante edhe për futbollistin Erzen Zyberaj pasi dikur më plotë sukses kishte mbrojtur ngjyrat e KF Rahoveci. Ndeshja luhet te dielën nga ora 16:00 në Koretin Arena.
/Epoka e re/