Bashkimi përballë Prishtinës në finalen e Kupës

02 shkurt 2021 | 11:55

Java e parë e muajit shkurt do të karakterizohet me garat në “Final 8” të Kupës se Kosovës Vllesa&Pagesa.

Të dielën nga ora 14:00 do të zhvillohet finalja mes Bashkimit dhe Prishtinës në konkurrencën e femrave. Prizrenaset kanë mundur Penzën në gjysmëfinale, kurse prishtinaset kanë eliminuar Vëllaznimin.

Bashkimi dhe Prishtina ishin përballur edhe në finalen e Kupës të edicionit të kaluar, ku triumfuan vashat nga Prizreni, ashtu siç triumfuan edhe në Superkupë. Sa i përket formës në këtë edicion, Bashkimi ka 11 fitore dhe një humbje në Superligë, derisa Prishtina tetë fitore dhe katër humbje.

Përballjet ndërmjet këtyre dy skuadrave në vitet e fundit kanë qenë shumë interesante, pasi të dy skuadrat kanë luftuar për trofetë e basketbollit të Kosovës. Bashkimi ka fituar pesë herë trofeun e Kupën, kurse Prishtina 11 herë, duke përfshirë edhe trofetë me Universitetin e Prishtinës.

Të dy skuadrat kanë bërë ndryshime në këtë edicion dhe me përforcimet, përballja e së dielës pritet të jetë shumë interesante.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
U hap më 4 janar, merkato në Itali edhe zyrtarisht…