
Bashkimi përforcohet me Stevie Clark
14 tetor 2019
| 17:43
Basketbollisti amerikan Stevie Clark është përforcimi më i ri i skuadrës së Bashkimit. Clark luan në pozitën e organizatorit dhe është i gjatë 180 centimetra.
Ai së fundi ka qenë pjesë e skuadrës nga kampionati kroat KK Hermes Analitica Zagreb, ndërsa më parë ka luajtur për kolegjet amerikane nga NCAA si Oklahoma State University, Oakland University dhe LSU Shreveport. 25-vjeçari është basketbollisti i tretë i huaj në skuadrën tonë pas dyshes Corey Raley-Ross dhe Terik Bridgeman.
Clark në ndeshjen e ardhshme do ta luajë kundër Ponte Prizrenit.