Bashkimi Sovjetik pretendon t’i zgjerojë kufijtë e ndikimit dhe të fuqisë së vet
Shkruan: Prof. dr. Agim Zogaj
George F. KENAN: Memoare 1925-1950 (5)
Rusët synonin të vendosnin autarki të plotë në shtetet të cilat i kishin pushtuar pas Luftës së Dytë Botërore. Kominterna funksionon fshehurazi.
Moska nuk ka besim në OKB-në
III. Shprehja, manifestimi i koncepteve, opinioneve sovjetike në praktikën e politikës zyrtare
Tani e kemi parë natyrën dhe bazat e programit politik sovjetik. Çfarë mund të presim nga ndryshimi i tij në praktikë?
Politika sovjetike realizohet, zbatohet në dy plane:1) në planin zyrtar, i cili përfshinë aksionet e ndërmarra në emër të qeverisë sovjetike, dhe 2) në planin e fshehtë aksionet të cilat i ndërmarrin organizatat për të cilat qeveria sovjetike nuk ndjehet përgjegjëse.
Politika e cila depërton në këto dy plane është e llogaritur në atë që t’i shërbej qëndrimeve të parimeve themelore të paraqitur në kreun prej A deri në D. Aksionet të cilat ndërmerren në secilin nga ato dy plane, do të ndryshojnë dukshëm, mirëpo ato do të jenë unike për nga qëllimet, sinkronizimi dhe efekti.
Në planin zyrtar duhet të llogarisim me këtë, me sa vijon:
A. Politika e brendshme sovjetike, me çdo kusht do t’i përkushtohet forcimit të fuqisë dhe prestigjit të shtetit sovjetik; industrializimit intensiv ushtarak; zhvillimit maksimal të forcave të armatosura; ngritjes së madhe për të tërhequr vëmendjen dhe për të impresionuar botën e jashtme; fshehtësisë permanente në punët e brendshme me qëllim që të fshihen dobësitë kurse kundërshtari të mbahet në paqartësi.
B. Bashkimi Sovjetik do të bëjë përpjekje që të zgjerojë kufijtë zyrtar të fuqisë së vet sa herë që për këtë të jepen mundësitë, kushtet e volitshme. Aktualisht, për momentin këto mundësi, këto kushte, këto përpjekje janë të kufizuara ndaj pikave të caktuara të shteteve fqinje për të cilat këtu konsiderojnë se janë nevoja strategjike të drejtpërdrejta, siç janë Irani, Turqia, eventualisht Bornholmi. Mirëpo edhe pikat tjera mund të vijnë në shprehje, konsiderim në cilën do kohë, për aq sa politika e fshehtë sovjetike të zgjerohet në territoret e reja. Kështu, nga ndonjë qeveri “ mike” persiane do të mund të kërkohej që Rusisë t’i lejohet ndonjë lima në Gjirin Persik. Nëse Spanja do të bie nën sundimin e komunistëve, atëherë do të mund të iniciohej çështja e ndonjë baze sovjetike në Gjibraltar. Mirëpo, kërkesat e tilla do të shfaqen në nivelin zyrtar vetëm atëherë kur të përfundojnë ato përgatitjet jozyrtare.
C. Rusët jozyrtarisht do të marrin pjesë në organizatat ndërkombëtare aty ku do t’u jepet rasti që të zgjerojnë sundimin sovjetik, përkatësisht të dobësojnë fuqinë e tjerëve. Në institucionin e OKB-së , Moska nuk e sheh mekanizmin e një shoqërie stabile botërore, të mbështetur në interesat reciproke dhe qëllimet e të gjithë kombeve, por e sheh arenën e përshtatshme për arritjen e qëllimeve të sipërpërmendura. Derisa këtu, pra në Rusi të mbahet qëndrimi se OKB-ja shërben për këtë qëllim, sovjetët do të ngelin në te. Mirëpo, nëse rusët në çfarëdo rasti vijnë deri të përfundimi se ajo e vështirëson ose e pamundëson e realizimin e aspiratave, dëshirave të tyre, pra zgjerimin e fuqisë, sundimit të tyre, dhe nëse në mjetet tjera shohin gjasat më të mëdha për realizimin e qëllimeve të tilla, ata nuk do të hezitojnë ta lëshojnë OKB-në. Por, kjo do të thoshte se ata ndjehen aq të fortë, fuqishëm që me tërheqjen e tyre të mund të shkatërrojnë unitetin e popujve tjerë, të paaftësojnë OKB-në si kërcenim të qëllimeve të tyre ose sigurinë e tyre dhe ta ndërrojnë me ndonjë instrument tjetër ndërkombëtar i cili do të jetë më frytdhënëse nga aspekti, pikëpamja e tyre. Kështu qëndrimi sovjetik ndaj OKB-së në të shumtën do të varet nga lojaliteti i popujve tjerë ndaj asaj organizate, si dhe nga fuqia, vendosmëria dhe kohezioni me të cilin ata popuj në OKB e mbrojnë koncepcionin për jetën paqedashëse dhe të sigurt ndërkombëtare të cilën ajo organizatë, sipas bindjes sonë e paraqet. Theksoj se, Moska nuk e ndjen ndonjë besnikëri abstrakte ndaj idealeve të OKB-së. Qëndrimi i saj, ndaj kësaj organizate esencialisht do të jetë pragmatik dhe taktizues.
Rusët aspirojnë ta zgjerojnë komunizmin
D. Në aspektin e territoreve koloniale dhe të popujve të pazhvilluar ose të popujve të varur, në varësi, politika sovjetike madje edhe në planin zyrtar do të jetë e orientuar në dobësimin e fuqisë, ndikimit dhe kontaktit me vendet e zhvilluara perëndimore, me parashikimin se me suksesin e asaj politike do të krijohet hapësira në të cilën më lehtë do të depërtoj komunizmi sovjetik. Kështu, kërkesat e sovjetëve për të marrë pjesë në aranazhmanet për përkujdesjen nuk paraqet aq dëshirën që të fitohen, merren kanalet e rëndësishme për realizimin e ndikimit sovjetik aq sa dëshirën që të fitohet pozita nga i cili do të vështirësohet dhe pengohet ndikimi i Perëndimit në ato pika. Nuk mund të thuhet se motivi i parë është përjashtuar tërësisht, mirëpo për këtë motiv sovjetët angazhohen rrugëve dhe mënyrave të tjera. Prandaj, mund të presim që sovjetët gjithkund do të kërkojnë pjesëmarrje në përkujdesje ose në aranzhmane të ngjashme dhe do t’i përdorin ato pozicione të fituara për dobësimin e ndikimit perëndimor te popujt përkatës.
E. Rusët energjikisht do të përpiqen t’i forcojnë përfaqësitë sovjetike në ato vende në të cilat do t’i hetojnë mundësitë e rëndësishme të kundërvënies qendrave perëndimore të fuqisë, dhe që me ato vende t zhvillojnë lidhjet zyrtare. Kjo vlen reciprokisht për pikat e largëta siç janë Gjermania, Argjentina, vendet e Lindjes së Mesme etj.
F. Rreth çështjeve të ekonomisë ndërkombëtare, me politikën sovjetike do të sundoj synimi, animi, pretendimi për autarkinë e Bashkimit Sovjetik dhe të viseve përreth që janë nën dominimin e tij si tërësi. Mirëpo, kjo do të jetë ajo politika e fshehtë. Sa i përket linjës zyrtare, situata ende nuk është e qartë. Që nga përfundimi i luftës, qeveria sovjetike në lidhje me tregtinë e jashtme ka dëshmuar një mospranimin, mosdeklarim, përmbajtje të çuditshme. Nëse paraqiten shanset, gjasat për kredi afatgjate të përmasave të gjëra, atëherë qeveria sovjetike ndoshta serish, siç ka vepruar edhe në vitet e tridhjeta, me fjalë boshe do të shpreh dëshirën për të marrë pjesë në këmbimet ndërkombëtare ekonomike. Përndryshe, është e mundur që tregtia e jashtme sovjetike, kryesisht do të kufizohet në, sferën vetjake, në sferën sovjetike të sigurisë, duke përfshirë edhe pjesët, territoret e okupuara në Gjermani, dhe kështu zyrtarisht t’ia kthej shpinën parimit të bashkëpunimit të përgjithshëm ekonomik mes popujve.
A funksionon fshehurazi Kominterna?
G. Në aspektin e bashkëpunimit kultural, gjithashtu me fjalë do të shprehet dëshira që të thellohen, shtohen, intensifikohen lidhjet kulturale mes popujve, mirëpo do të kihet kujdes që në praktikë të mos shprehet në ndonjë mënyrë e cila d të mund të dobësonte sigurinë e popullit sovjetik. Në këtë aspekt, plan, politika sovjetike, në manifestimet e veta të vërteta, do të kufizohet në aspekte të kontrollimit të rreptë vizitave zyrtare dhe të ceremonive të shoqëruara me votkë dhe fjalime kurs pa efekte të përhershme.
H. Jashtë kësaj, marrëdhëniet zyrtare sovjetike me qeveritë e huaja të caktuara do të zhvillohen, ecin atyre rrjedhave që do të mund të quhen “ korrekte” me kusht që, përkundër marrëdhënieve të mira sjelljeve, ashpër do të kujdesen për autoritetin e Bashkimit Sovjetik dhe përfaqësuesve të tyre, dhe në mënyrë pedante do të kujdese për protokollin.
IV. Çfarë mund të presim në zbatimin e parimeve themelore të politikës sovjetike në planin zyrtar dhe atë të nëndheshëm, pra në planin për të cilin qeveria sovjetike nuk ndihet, konsiderohet përgjegjëse.
Për realizimin e politikës në këtë plan përdoren forcat vijuese, e mëposhtme:
A. Bërthamat e partive komuniste në vendet e huaja. Shumë persona të cilat e përbëjnë këtë kategori gjithashtu mund të paraqiten dhe të veprojnë në funksionet reciproke publike të pa lidhura, mirëpo ata në të vërtetë bashkëpunojnë ngushtë si udhëheqje e fshehtë e komunizmit sovjetik, si kominternën e fshehtë punën e të cilës rreptësisht e kontrollon, e koordinon dhe e drejton Moska. Është me rëndësi të mbahet mend se ato bërthama në të vërtetë veprojnë përmes kanaleve të fshehta edhe pse partitë të cilave ato u takojnë janë legale.
Si planifikonte Bashkimi Sovjetik ta shkatërronte kapitalizmin – Perëndimin?
Roli dhe veprimi i lëvizjeve pansllaviste
B. Masat e anëtarësisë së partive komuniste. Duhet qartë të studiohen ato dhe personat e përmendur nën A. Ky dallim, viteve të fundit është bërë shumë më i gjerë. Derisa më herët partitë e jashtme komuniste kanë paraqitur një përzierje të çuditshme të konspiracionit dhe të veprimtarisë ilegale, (edhe nga pikëpamja e Moskës shpesh të papërshtatshme), tani puna konspirative është përqendruar kryesisht në rrethin e fshehtë të ngushtë dhe të organizuar, derisa masat partiake – të cilat më aspak nuk njihen me shënimet e sakta për lëvizjen – vihen përpara si ithtar qëllimmirë të tendencave të caktuara politike përbrenda vendeve të veta, dhe vërtet nuk kanë lidhje për lidhjet komplotiste me vendet tjera. Vetëm në disa vende ku numerikisht janë më të fort, fuqishëm, komunistët paraqiten tani normalisht dhe veprojnë si trup unik. Sipas rregullave ata depërtojnë në organizatat tjera, në të cilat dyshimi nuk bie lehtë se janë armë e qeverisë sovjetike, me qëllim që, mundësisht, në ta të ndikohet ose të udhëhiqet me ta, kjo gjithnjë me qëllim që detyrat e veta t’i kryejnë më me endje përmes organizatave (paravane) të tilla sesa drejtpërdrejt me aksione si parti e veçantë politike.
C. Shumica e shoqërove të ndryshme nacionale ose e organizatave në të cilat mund të depërtohet dhe të udhëhiqet me to ose të ndikohet tek ato, siç janë p. sh. sindikatat, lidhjet e rinisë, organizatat e grave, grupet kulturale, revistat liberale, shtëpitë botuese etj.
D. Organizatat ndërkombëtare në të cilat po ashtu mund të depërtohet me veprimtarinë përmes komponentëve të tyre nacionale. Mes tyre theksohen, veçohen organizatat sindikale, të grave dhe ato të rinisë. Në lidhje me këtë, veçmas, gati se rëndësia vitale i jepet lëvizjes ndërkombëtare punëtore. Në te Moska sheh mundësinë që në planet sovjetike t’i shtyjë qeveritë perëndimore në plan të dytë dhe të ndërtoj rrjetin ndërkombëtar të mbrojtësve të cilët mund të detyrojnë qeveritë në vendet e ndryshme në hapat në pajtim me interesat sovjetike dhe njëherit t’i paralizojnë aksionet të cilat nuk janë në interes, nuk janë të përshtatshme për BRSS-në.
E. Kisha ortodokse ruse me degët e saj në botën e jashtme, dhe përmes saj edhe Kisha ortodokse lindore përgjithësisht.
F. Lëvizjet pansllaviste dhe të tjera (azerbejgjane, jermene, proturke etj.) janë themeluar, mbështetur në grupet rasore përbrenda Bashkimit Sovjetik.
G. Qeveritë ose grupet qeveritare të gatshme, të vullnetshme që në këtë ase atë masë të paraqein, përfaqësojnë interesat sovjetike, ashtu siç janë tani qeveria bullgare dhe ajo jugosllave, regjimi lindoriranian, komunistet kinez, etj. Në shërbim të gjerë të BRSS-së mund të vihen jo vetëm aparatet propagandistike por edhe politikat reale, të vërteta të atyre regjimeve.
Nxitja e urrejtjes antiperëndimore
Mund të pritet që pjesët përbërëse të atij mekanizmit të gjerë, sipas afiniteteve të tyre individuale, të përdoren kështu:
1. Për nxitjen e potencialit të përgjithshëm politik dhe strategjik të fuqive të mëdha perëndimore. Do të investohet në përpjekjet që në ato vende të thyhet, shkatërrohet vetëbesimi, krenaria nacionale, të minohen masat e mbrojtjes nacionale, të forcohen pakënaqësitë, trazirat shoqërore dhe ekonomike, pra do të përdoren të gjitha format e shkatërrimit, përçarjes. Të gjithë ata të cilët qoftë ekonomikisht ose në pikëpamje rasore janë të rrezikuar do të nxiten që përmirësimin e pozitës së tyre të mos e kërkojnë në marrëveshjet dhe kompromiset, por në luftën për shkatërrimin e dhunshëm të elementeve tjera të shoqërisë. Me këtë rast të varfrit do t’u kundërvihen, do të ngritën kundër të pasurve, zezakët ndaj të bardhëve, të rinjtë ndaj pleqve, të moshuarve, ardhacakët ndaj vendasve etj.
2. Në planin jozyrtar, përpjekje të mëdha do të investohen veçmas që të dobësohet fuqia dhe ndikimi i fuqive perëndimore në popujt kolonial, të pazhvilluar ose në popujt e varur. Në këtë plan nuk do të zgjidhen mjetet. Gabimet dhe dobësitë e administratës perëndimore koloniale do të shkatërrohen, diskreditohen pamëshirshëm. Rrymat liberale në vendet perëndimore do të mobilizohen me qëllim të dobësimit të politikës koloniale. Tek popujt e varur do të nxitet, ndezët urrejtja. Dhe derisa ata do t’i përkrahin që të kërkojnë pavarësinë nga fuqitë perëndimore, ndërkohë do të përgatiten mekanizmat marionete politike, nën kontrollin sovjetik, të cilat mekanizma me rastin e fitimit të pavarësisë do ta marrin pushtetin.
3. Atje ku qeveritë janë kundër realizimit të interesave sovjetike do të bëhet presion që ato të ndërrohen. Kjo mund të ndodhë atje ku qeveritë pandërprerë u kundërvihen qëllimeve të politikës së jashtëm sovjetike (Turqia, Irani), ku ato pengojnë depërtimin e komunizmit në territorin e tyre ( Zvicra, Portugalia), ose atje ku që moti janë konkurrent të rrezikshme, si qeveria laburiste në Angli, në luftë për arsyetimin moral të elementeve mbi të cilat për komunistët është me rëndësi të sundojnë. (Nganjëherë në një rast gjejmë edhe nga dy prej këtyre elementeve. Atëherë reaksioni komunist bëhet veçmas i ashpër dhe i tërbuar.)
4. Në vendet e huaja komunistët sipas rregullave do të punojnë, angazhohen në shkatërrimin e të gjitha formave të pavarësisë – ekonomike, politike ose morale. Sipas sistemit të vet ata mund të llogarisin vetëm në njerëz të cilët plotësisht kanë rënë në varësi nga ndonjë fuqi më e madhe. Për ata të nëmur janë ata të cilët materialisht janë të pavarur si persona të caktuar zyrtar, afarist, pronar të tokave, pasurive të patundshme, fermerë me prestigj dhe pozitë të mirë materiale, dhe të gjithë ata të cilët në vendin e tyre kanë autoritet dhe janë persona të çmuar, si fjala vie politikanët etj. Nuk është e rastësishme pse në BRSS funksionarët lokal gjithmonë, përherë lëvizin nga një funksion në tjetrin.
Pse sovjetikët nxisnin antibritanizmin amerikan?
5. Do të ndermirët çdo gjë me qëllim që të nxitet shpartallimi, përçarja midis fuqive kryesore perëndimore. Amerikanët do t’i orientojnë, mësyjnë kah antibritanizmi, kurse britanikët në bisedimet antiamerikane. Në kontinentin evropian, njerëzit do t’i mësojnë, duke përfshirë me këtë qëllim edhe gjermanët, që t’i urrejnë të dy fuqitë anglosaksone. Aty ku ka dyshim ata do ta thellojnë, zgjerojnë. E aty ku nuk ka, ajo do të mbjellët. Me të gjitha fuqitë do të punohet në diskreditimin dhe pengimin, evitimin e çfarëdo përpjekje që në mesin e shteteve të krijohet ndonjë unitet ose çfarëdo lidhje prej të cilës Rusia do të ishte e përjashtuar. Prandaj organizatat ndërkombëtare të cilat nuk janë të nënshtruara ndikimeve pse kontrollit komunist – Kisha katolike, koncernet ekonomike ndërkombëtare, ose vëllazërimi ndërkombëtar i njerëzve me prejardhje mbretërore ose aristokratike, duhet të presin që të gjenden nën flakën e atij zjarri.
6. Përgjithësisht, të gjitha përpjekjet sovjetike në planin jozyrtar ndërkombëtar sipas karakterit të tyre do të jenë negative dhe destruktive, të orientuara në dobësimin e burimeve të fuqive të cilat janë jashtë kontrollit sovjetik. Kjo, thjesht është në pajtim me bazat, konceptet sovjetike, nga ndjenja, instinkti se kompromis me fuqinë konkurruese, konkurrente, rivale nuk mund të ketë dhe se puna konstruktive mund të fillojë vetëm pasi që pushteti, sundimi komunist të bëhet dominant. Mirëpo, prapa gjithë kësaj vazhdimisht, pandërprerë do të bëhet presion me qëllim të depërtimit dhe sundimit me pozitat kyçe në administratë, dhe veçmas në aparatin policor të vendeve të huaja. Regjimi sovjetik është regjim policor par excellence, i kultivuar në gjysmëvetëdijen e errët të policisë cariste, i mësuar në shprehinë që të mendoj kryesisht nga pikëpamja e pushtetit policor. Kjo, kurrë nuk duhet të hiqet nga mendja me rastin e vlerësimit të motiveve sovjetike. (Vijon)