Bashkimi transferon Zogianin dhe Zyberajn
KF Bashkimi ka arritur marrëveshje për sezonin 2019/20 me dy lojtarë me përvojë të madhe, me dy mjeshtër të fubollit, Visar Zogianin dhe Erzen Zyberajn.
“Visari ka një përvojë të jashtëzakonshme në futbollit kosovar, shqiptar dhe atë francez, i cili jo rastësisht quhet mjeshtër i mesfushës.
Visari veshi fanelat e shumicës së skuadrave të njohura të superligës, derisa sezonin e kaluar ishte truri i suadrës së KF Dardanës. Gjithashtu edhe Erzeni ka një bagazh të madh në futbollin kosovar, karakterizohet si një luftëtar i madh dhe shumë punëtor. Edhe Erzeni sezonin e kaluar ishte pjesë e KF Dardanës duke qenë një lojtar i pathyeshëm i mbojtjes. Mirë se vini në shtëpinë e madhe Visar dhe Erzen. Faleminderit që besuat projektit të ri të KF Bashkimit”, thuhet në njoftimin e KF Bashkimi.