Bashkimi triumfon ndaj Pejës
Bashkimi ka mundur Pejën me rezultat 75:67 (13:11, 17:24, 27:16, 18:16) në derbin e javës së 16-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
Ndeshja ishte shumë interesante dhe me shumë kthesa. Çereku i parë ishte mjaft i barabartë, derisa përfundoi 13:11 për vendasit. Por, në periodën e dytë mysafirët ishin shumë më të mirë, duke e fituar 17:24, megjithatë, prizrenasit rikthehen furishëm në periodën e tretë, duke e fituar me rezultat 27:16, kurse epërsinë e krijuar e ruajtën edhe në dhjetëminutëshin e fundit, që përfundoi 18:16 dhe Bashkimi triumfoi në fund me rezultat 75:67.
Më të merituarit për këtë fitore të Bashkimit ishin Ujkan Karanezi me 17 pikë, tetë kërcime e tri asistime, Terik Bridgeman me 16 pikë, tetë kërcime e tri asistime, Stevie Clark me 12 pikë dhe Corey Ross me dhjetë pikë, derisa te Peja më i dalluari ishte Henrik Sirko me 22 pikë, 12 kërcime dhe katër asistime.
Bashkimi tani ka 11 fitore dhe tri humbje, kurse Peja ka shtatë fitore dhe shtatë humbje.