Bashkimi triumfon në kryeqytet

22 dhjetor 2024 | 07:56

Bashkimi fitoi ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet me rezultat 73:83 (21:32, 17:13, 19:24, 16:14), në javën e 13-të të ProCredit Superligës.

Ndeshja nisi furishëm, me të dy skuadrat që ishin mjaft efikase, ku në çerekun e parë u shënuan 53 pikë, derisa në këtë periudhë, më të mirë ishin prizrenasit 21:32. Por, bardhekaltrit ishin më të mirë në periodën e dytë, 21:13, për të shkuar në pushim me shifrat 38:45.

Në periudhën e tretë, Portokallezinjtë u rikthyen sërish, duke qenë për një nuancë më të mirë, 19:24, derisa shifrat pas 30 minutash ishin 57:69. Prishtinasit arritën të ngushtojnë shifrat në 65:70, por nuk arritën përmbysjen me Bashkimin, që u tregua më i vendosur në fund dhe fitoi me dhjetë pikë dallim, 73:83.

Te vendasit, Henrik Sirko kishte 12 pikë e shtatë kërcime dhe Rashid Williams 15 pikë, derisa te mysafirët Jayveous Mckinnis kishte 17 pikë e nëntë kërcime dhe Mack Smith me 18 pikë, pesë kërcime e shtatë asistime.

Sigal Prishtina ka gjashtë fitore e gjashtë humbje, kurse Bashkimi nëntë fitore e katër humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atletico Madrid ka arritur një fitore të madhe me përmbysje…