Bashkimit i hiqet dënimi nga FIBA
11 shtator 2019
| 17:22
Klubit të Basketbollit Bashkimi (meshkujt) i është hequr përkohësisht pengesa nga FIBA për regjistrim të lojtarëve dhe pengesa për pjesëmarrje në gara në Superligë.
Klubi prizrenas ka paguar një pjesë të dënimit prej 17 mijë eurosh, derisa për dhjetë muaj duhet ta paguajë edhe shifrën e mbetur prej 43 mijë eurosh, që në total bëjnë 60 mijë euro.
Largimi i këtyre pengesave erdhi si rrjedhojë e marrëveshjes me lojtarë (Samadan dhe Gruev) të cilët janë fitues të rastit gjyqësor ndaj KB Bashkimi. Skuadra nga Prizreni do të garojë në Superligën e Kosovës për edicionin 2019-2020.
/Epoka e re/