Bashkohen Channing Tatum dhe Jessie J
24 janar 2020
| 11:13
Aktori i njohur Channing Tatum dhe këngëtarja Jessie J janë bërë bashkë së bashku. Një burim i afërt me çiftin ka thënë për “People” se ata janë bërë bashkë sërish pas një muaji të ndarjes.
“Ata ishin disa javë larg njëri-tjetrit, por më pas vendosën që të jenë bashkë sërish”, ka thënë ky burim.
Jessie dhe Tatum për herë të parë u panë bashkë në tetor të vitit 2018 dhe u ndan nga njëri-tjetri tek pas një viti në dhjetor të vitit 2019.
Burimi në fjalë pas ndarjes së çiftit kishte theksuar se “ata nuk kishin vend për dramë. Ata vendosën t’i ndajnë rrugët e njëri-tjetrit dhe mbetën shokë të mirë”.