Bashkohen të gjithë banorët në një festë të organizuar pas përfundimit të Big Brother

27 maj 2024 | 23:31

Finalja e madhe e Big Brother VIP Albania 3 u mbajt të shtunën (25 maj).

Edicionin e tretë të këtij reality shou e fitoi Egla Ceno duke marrë kështu plot 100 mijë euro.

Në vend të dytë u rendit aktori Julian Deda, e në vend të tretë prezantuesi Romeo Veshaj.

Pas përfundimit të këtij spektakli, është organizuar një festë nga Top Channel.

Të pranishëm në ndejë janë thuajse të gjithë ish-konkurrentët, me përjashtim të njërit.

Ai që mungon duket se është Romeo Veshaj, të cilit duket t’i ketë ngelur hatri me produksionin.

Të njëjtit kanë ndarë pamje nga festa, duke e shijuar në maksimum, e që siç shihet po argëtohen në masë të madhe.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të hënën patrulla kufitare e Stacionit Policor për Mbikëqyrje të…