BASHKOHUNI, NA JEPNI ARSYE TË VIJMË T’JU NDIHMOJMË

25 korrik 2020 | 11:15

Ruzhdi Gjokaj u ka bërë thirje politikanëve shqiptarë në Mal të Zi që të bëhen bashkë në zgjedhjet parlamentare: “Bashkohuni, na jepni arsye të vijmë t’ju ndihmojmë, në të kundërtën do t’ju dënojmë”.

Kryetari i Shoqatës atdhetare “Malësia e Madhe”- Michigan, Ruzhdi Gjokaj nëpërmjet një statusi në “Facebook” u ka bërë thirje partive politike shqiptare në Mal të Zi që të bashkohen dhe në zgjedhjet parlamentare të dalin me një listë të përbashkët me qëllim që të mos e sakatojnë votën shqiptare e cila ka vlerë të veçantë për popullin shqiptar në Mal të Zi.

Ja postimi tij në fb:

Zgjedhjet Parlamentare në Mal të Zi, të bashkuar apo të ndare??

Zgjedhjet parlamentare personale apo përfaqsues të popullit?

Partit politike personale apo kombëtare?

Në cilën anë po i prijnë popullit?

Pse nuk ndëgjohet diaspora?

Pse duan që të digjen votat?!!

Apo mendonjë ndonjëher për të rinjtë dhe të rejat që sillen nëpër kafenetë e qytetit të edukuar në fakultete dhe mastera e të pa pune !!!

Kush eshte fajtor dhe kush eshte faktor politik?

Dhe shum e shum pyetje tjera që neve kemi për të pyetur dhe pyesim ne vesh te shurdhet apo në vesh që ndëgjojnë ?Kujtoni pak edhe për neve që jemi duke u shuar në kazanet e shteteve perendimore por shpirtin dhe mendjen e kemi në vendlindje dhe mundohemi që të japim maksimumin nga djersa e ballit vetë për të ndihmuar në të gjitha sferat politike edukativo/arsimore, infrastrukture dhe në ekonomi të vendlindjes sonë !

Si xhdo her dhe kësaj radhe me figurat qendrore të politikës në diasporë, Mark Gjonaj dhe Martin Vulaj kemi folur kohë e pa koh, ditë e natë, si te bëjmë punën tonë më mir, si të mbledhim më shum shqiptare nga trojet tona nën Mal të Zi.

16 Shoqata dhe Asociacione të bashkuara në një familje që t’ju ndihmojmë juve POLITIKAN, që ju të bëni punën tuaj dhe të udhëheqni me vendin dhe të mundoheni te punsoni sa më shum rini shqiptare.

E ju zotri grindeni se kush i pari e kush i mbrami, kush cka po merr dhe sa po merr dhe kan po merr.

BËNI PUNËN TUAJ SI DUHET

DHE NA NDËGJONI DHE NEVE , DHE NA LEJONI TE BEJME PUNEN TONË.

Ne si mund ti thrrasim popullin që të vinë të ndihmojn atje, mē tregoni të vine të shpenzojnë parat e veta dhe të ndihmojnë ekonomin e vendit, ekonomin tuaj se juve jetoni atje.

Kemi pas ne plan të kem disa çarter fluturime nga New York dhe Detroit.

Eeeee ju, juve po bani lojna me

Ne dhe me popull.

A ju vjen turp ndonjë grim në vend se të fitohen 3 eventualisht 4 deputet shqiptar si duket në këtë moment egziston mundesija 1 apo eventualisht 2 me pik te zorit.

Lind pyetja cilët të përkrahim apo mos të ju përkrahim ?? Apo as nje nga ju !!

Që mund të ndodh shum leht.

Do të thot kjo do të jet ne kordinim me të gjitha Shoqatat.

Të vime apo mos të vijmë?

Edhe ju lutem që të dimë sa më par se edhe neve na duhet kohë per tu organizuar.

Ajo mvaret nga ju dhe do te jete përgjegjesi e juaja.

Edhe një her ju bani punen Tuaj dhe shmangeni diferencat ndërpartiake dhe Ato qe keni PERSONALE mos sakatoni votën dhe popullin që ka syte nga ju !!!

Kryetari i Shoqatës “Malësia e Madhe”-Michigan

24.07.2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 74-vjeçare nga Prizreni ka vdekur sot, pasi është goditur…