Bashkurti: Dorëzimi i Veselit për taksën, papjekuri politike

31 janar 2019 | 13:46

Profesori i Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë dhe presidenti i Akademisë Diplomatike Shqiptare, Lisen Bashkurti, e ka vlerësuar si papërgjegjësi dhe papjekuri politike dorëzimin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit karshi presioneve ndërkombëtare për heqjen e taksës ndaj Serbisë.

Sipas tij, taksa është një vendim i qëlluar që duhet të qëndrojë dhe assesi nuk është në kundërshtim me interesat strategjike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Ai ka thënë se vendosja e taksës ndaj Serbisë si kushtëzim e ka shpëtuar Kosovën nga rrëshqitja në idenë e rrezikshme të shkëmbimit të territoreve dhe korrigjimit të kufijve.

“Do ta quaja një paqëndrueshmëri dhe papjekuri e madhe e politikanëve kosovarë. Interesi kombëtar i Kosovës është interesi më i madh strategjik i SHBA-së, të mbrosh statusin e Kosovës, pavarësinë dhe integritetin territorial është mbështetja më e madhe që i bëhet projektit amerikan në Kosovës. Edhe tarifa e vendosur për produktet serbe, është pikërisht në përputhje të plotë me strategjinë amerikane për projektin në Kosovë. Nuk ka asgjë antiamerikane aty, pavarësisht deklaratave”, ka thënë Bashkurti në një intervistë për “Gazetën Express”.

Ndërkohë, Bashkurti nuk e sheh si një ide të qëlluar propozimin e kryeministrit Ramush Haradinaj për organizimin e një konference ndërkombëtare, në të cilën do të diskutohej për marrëveshjen finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Linku i intervistës së plotë: https://www.gazetaexpress.com/intervista/bashkurti-dorezimi-i-veselit-per-taksen-papjekuri-politike-621629/.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),…