Bashkurti: Moska po tenton zgjerimin në Ballkanin Perëndimor (Video)
14 mars 2019
| 17:16
Një nga teoritë që është shpalosur kohët e fundit, për të shpjeguar dinamikat në Ballkanin Perëndimor, madje edhe në Shqipëri, kanë të bëjnë me planet hegjemonike në zonë të Rusisë.
Lisen Bashkurti, njohës i gjeopolitikës bashkëkohore, ka folur në emisionin “A2” të “CNN”-së për këto manovra që shpesh herë citohen, por jo të gjithë i analizojnë seriozisht.
Sipas Bashkurtit, nuk përbën risi përpjekja e Rusisë për të rritur prezencën dhe zgjeruar ndikimin në Ballkanin Perëndimor.
“Kjo tashmë është provuar edhe me fakte me ngjarjet e fundit në Malin e Zi, Serbi dhe Maqedoni, me disa simptoma në Kosovë, por edhe në Shqipëri”, ka thënë Bashkurti.