Bashkurti: Njohja nga Serbia nuk e anëtarëson Kosovën me automatizëm në OKB
Nuk ka procese automatike, të cilat do t’ia mundësonin Kosovës anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, edhe në rast se do ta merrte njohjen nga Serbia, në fund të procesit të dialogut.
Kështu ka thënë Lisen Bashkurti, ish-përfaqësues i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara dhe aktualisht president i Akademisë Diplomatike Shqiptare.
Sipas tij, kjo njohje vetëm do ta lehtësonte procesin e integrimeve të Kosovës. Në një bisedë për “Radion Evropa e Lirë”, Bashkurti është shprehur kundër idesë së korrigjimit apo ndryshimit të kufirit, si zgjidhje e kontestit Kosovë-Serbi.
Madje, ai nuk beson fare në qëndrueshmërinë e politikave të Serbisë edhe në rast të një marrëveshjeje përfundimtare me Kosovën.
Linku i intervistës së plotë: https://www.evropaelire.org/a/lisen-bashkurti-njohja-nga-serbia-nuke-anetareson-kosoven-me-automatizem–ne-okb/29733896.html.