Bashota: S’ka pasur ndonjë rast që Shtabi i Përgjithshëm ka vendos për ndëshkimin e kolaboracionistëve

28 nëntor 2024 | 16:32

Dëshmitari Sokol Bashota, ka thënë të enjten në Hagë se nuk ka pasur asnjë vendim nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së për ndëshkimin e kolaboracionistëve.

Sipas tij, janë lëshuar komunikata që ata të paralajmërohen në mënyrë që ata të mos bashkëpunojnë me armikun.

“Nuk me kujtohet ndonjë rast që Shtabi i Përgjithshëm ka vendos për masa ndëshkimore kundër kolaboracionisteve – ndonjë rast i veçantë”, ka thënë Bashota.

Dëshmitari është pyetur se Shtabi Operativ a ka funksionuar përmes vendimeve të përbashkëta kolegiale.

“Shtabi i Përgjithshëm po. Shtabi Operativ janë drejtoritë në komandat e zonave”, ka thënë ai.

Më pas, dëshmitari është pyetur se këto vendimet kolegiale të shtabit a përfshinin masa ndëshkuese ndaj personave që perceptoheshin si kolaboracionist.

“Nuk me kujtohet ndonjë rast që Shtabi i Përgjithshëm ka vendos për masa ndëshkimore kundër kolaboracionistëve – ndonjë rast i veçantë”, ka thënë Bashota.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dëshmitari Sokol Bashota tha sot në Hagë se Azem Syla…