Basketboll/ Sigal Prishtina mposht Istogun
14 tetor 2023
| 20:46
Terreni neutral është shfrytëzuar më mirë nga Sigal Prishtina se sa nga Istogu.
Sigal Prishtina ka regjistruar fitoren e tretë për këtë edicion në Prince Caffe Superligë, ku prishtinasit në Rahovec kanë mundur Istogun me rezultat 70:92 (15:22, 23:19, 14:19, 18:22).
Te Sigal Prishtina u dalluan Derrick Wilson me 19 pikë, 12 kërcime e gjashtë asistime, Shaheed Davis me 18 pikë e nëntë kërcime dhe Tyson Harris me 15 pikë, ndërsa te Istogu u dalluan Tyrese Prince me 20 pikë, nëntë kërcime dhe Arian Azemi me 11 pikë, pesë kërcime e tetë kërcime.
Istogu ka një fitore e tri humbje, kurse Sigal Prishtina tri fitore e një humbje.