Basketbolli bën bashkë ambasadorin gjerman dhe Bedri Hamzën

16 maj 2024 | 22:56

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, njëherësh kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme nga Partia Demokratike e Kosovës sonte bashkë me ambasadorin gjerman, Jorn Rohde, kanë ndjekur ndeshjen e tretë mes Trepçës dhe Yllit.

Hamza ka thënë se janë bërë tifozë të rregullt të këtyre ndeshjeve dhe ka lavdëruar lojën e ekipeve, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Ishte një paraqitje e shkëlqyeshme e lojëtarëve të të dyja ekipeve. Një spektakël i mrekullueshëm”, ka shkruar Hamza.

Hamza tha se beson që kampion do të jetë Trepça, ekipi i qytetit të tij.

“Kampioni, që besoj shumë se do të jetë ekipi im i zemrës, më pas e meriton edhe një ndeshje miqësore me ekipin favorit të ambasadorit Rohde në Gjermani. Këtë mundësi mbase do ta diskutojmë duke e shikuar ndeshjen e radhës. Ditë shumë më të mira do të vijnë për të gjithë sportistët tanë!”

Trepça ka fituar sonte ndaj Yllit në ndeshjen e tretë finale me 7 pikë diferencë. Deri tash rezultati është 2:1 për Trepçën, derisa janë edhe dy ndeshje tjera për të caktuar kampionin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Shqiponjë të Gjakovës…