Basketbolli fillon me derbin Peja – Prishtina

11 shtator 2020 | 16:22

Sot është bërë hedhja e shortit për edicionin 2020-2021 në Superligën e Kosovës në basketboll.

Edicioni i ri do të fillojë më 21 tetor, kur edhe do të zhvillohet xhiroja e parë. Ndërkohë, para fillimi të edicionit të ri në elitën e basketbollit do të zhvillohen ndeshjet e “play-out”-it ndërmjet Trepçës dhe AS Prishtinës, ku fituesi do të garojë në Superligë.

Në javën e parë do të ketë derbi në mes rivalëve të vjetër, Pejës dhe Sigal Prishtinës. Në takimet tjera, Rahoveci e pret Vëllaznimin që ka hyrë si fituese e Ligës së Parë, derisa Golden Eagle Ylli do të ballafaqohet me Ponte Prizrenin. Bashkimi do të ndeshet me Trepça-AS Prishtina.

Java e parë më 21 dhe 22 tetor:

Peja –  Sigal Prishtina
Rahoveci – Vëllaznimi
Ponte Prizreni – Golden Eagle Ylli
Bashkimi –  Trepca/AS Prishtina

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës, njofton se nga data 01 qershor…