Basketbolli sjell ndeshje interesante në mesjavë
Sot (e mërkurë) zhvillohet derbi Prishtina – Rahoveci dhe Ylli – Trepça, kurse nesër (e enjte) takohen Peja – Ponte Prizreni dhe Vëllaznimi – Bashkimi.
Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e dhjetë në Prince Caffe Superligë. Ndeshje shumë interesante pritet të zhvillohet në mes të Sigal Prishtinës dhe Rahovecit, dy skuadra që janë përballur shumë në vitet e fundit, madje në finale të play-off-it dhe Superkupës.
“Bardhekaltrit” hyjnë në këtë përballje pas fitores ndaj Trepçës, ndërsa “Vreshtarët” pas fitores ndaj Pejës. Prishtinasit kanë tri fitore dhe gjashtë humbje, kurse “Vreshtarët” shtatë fitore dhe dy humbje. Golden Eagle Ylli, pas dy humbjeve radhazi, me trajnerin e ri turkun Fatih Emre Gezer, synon t’u rikthehet fitoreve, ku do të përballet me Trepçën, që ka dy fitore dhe shtatë humbje, kurse therandasit kanë katër fitore e pesë humbje. Sfidë interesante shihet ajo ndërmjet Pejës dhe Ponte Prizrenit.
Pejanët kanë shtatë fitore dhe dy humbje, kurse prizrenasit gjashtë fitore dhe tri humbje, andaj pritet të jetë një përballje shumë interesante në “Karagaçi”. Vëllaznimi do të ndeshet me Bashkimin, ku të dyja skuadrat hyjnë për fitore. Kuqezinjtë që janë rikthyer në Superligë, kanë tri fitore dhe gjashtë humbje, kurse prizrenasit kanë katër fitore dhe pesë humbje.
Prince Caffe Superliga – Xhiroja 10
Të mërkurën takohen:
15:00 Sigal Prishtina – Rahoveci
15:00 Golden Eagle Ylli – Trepça
Të enjten takohen:
15:00 Peja – Ponte Prizreni
15:00 Vëllaznimi – Bashkimi
(Epoka e re)