Basketbollist amerikan në kombëtaren kuqezi, gati edhe nënshtetësia shqiptare

04 mars 2025 | 16:30

Federata e Basketbollit të Shqipërisë ka konfirmuar se basketbollisti amerikan Kristian Jalon Masinburg ka marrë nënshtetësi shqiptare dhe mund të luajë me kombëtaren kuqezi në të ardhmen.

Në fakt, trajneri Erkand Karaj synonte që ta kishte në dispozicion 27-vjeçarin që luan në Turqi që në ndeshjet e fundit të fazës para-eliminatore të Botërorit 2027, por kjo gjë nuk u bë e mundur.

Vetëm ditët e fundit presidenti i Shqipërisë ka firmosur dekretin për dhënien e nënshtetësisë shqiptare për Kristian Jalon Masinburg. Ai luan në Turqi me ekipin e Bahçeshehir, ndërkohë që ka luajtur edhe në Qipro e Itali, njofton Alsat.

I gjatë 1.96 metra, ai pritet të jetë një shtyllë e rëndësishme e kombëtares kuqezi në të ardhmen. Kjo nuk është hera e parë që në radhët e kombëtares së basketbollit afrohen lojtarë amerikanë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se ka ngritur…