Basketbollistet e Kosovës lanë gjurmë në Evropian
Kampionati Evropian, Divizioni B, për femrat U16 përfundoi në Bullgari, derisa edhe vashat e Kosovës lanë gjurmë.
Astera Tuhina ishte e 18-ta nga 276 lojtare, me mesatare prej 12.1 pikëve për ndeshje. Fatkeqësisht ndeshja e fundit ndikoi që mesatarja e saj të ulet, pasi deri para kësaj ndeshje ajo ishte në pozitën e 11-të. Enisa Kamerolli u rendit në vendin e 25-të me 11.3 pikë për ndeshje, kurse pas saj ishte Fjolla Ajeti me një mesatare prej 11.2 pikë për ndeshje.
Sa i përket kërcimeve, Astera Tuhina dhe Anita Grainca kishin nga tetë për ndeshje, duke u renditur në vendin e 23-të. Edhe te asistimet, Astera u rendit e 18-ta me tre asistime për ndeshje. Kështu basketbollistet e Kosovës lanë gjurmë në Evropian, për të treguar se kanë të ardhme të ndritur.