Basketbollisti amerikan tregon se pse u largua nga KB Peja
Jacob Calloëay edhe zyrtarisht nuk është më basketbollist i KB Pejës. Ai nëpërmjet një mesazhi ka folur për largimin nga skuadra kosovare.
“Dua t’iu kërkoj falje për mënyrën se si ndodhën gjërat me largimin tim, u largova vet dhe ishte vendimi im. Reagova më shumë se ç’duhej ndaj disa gjërave që ndodhën dhe duke bërë këtë gjë i lash trajner dhe lojtarët e KB Pejës në pozitë të vështirë. Pranova disa këshilla të dëmshme nga njerëz të caktuar, dhe tani them që do doja t’i kontrolloja gjërat në mënyrë më të mirë. Nuk dua asgjë tjetër pos më të mirën për ekipin, trajnerët, lojtarët dhe tifozët. Ne jemi afër të arrijmë marrëveshje. Faleminderit tifozë KB Peja për mbështetjen tuaj dhe iu kërkoj falje për veprimet e mia”, ka shkruar ai.
Klubi basketbollistik Peja, është shumë afër të arrijë marrëveshje me skuadrën e Tindastoll për transferimin e plotë të basketbollit Jacob Calloëay.